Supertajfuni “Yagi” zhvendos rreth 1 milion banorë
2024-09-08 15:06:42

CFP

CFP

Supertajfuni “Yagi” goditi për të dytën herë tokën të premten, në kontenë Xuwen, në qytetin Zhanjiang, në provincën Guangdong të Kinës jugore, njoftoi Zyra provinciale Meteorologjike, citon “Xinhua”.

“Yagi”, tajfuni i 11-të i këtij viti, u shndërrua në një supertajfun të nivelit 17. Forca maksimale e erës pranë qendrës së tij arriti në 208.8 km/orë kur tajfuni preku tokën për të dytën herë në Guangdong.

Tajfuni goditi në Wengtian, në provincën Hainan të Kinës jugore, me erëra mbi 234 km/orë.

Deri mesditën e të premtes, prej tajfunit u zhvendosën mbi 574.511 banorë në Guangdong, duke përfshirë 407.064 persona në Zhanjiang, ku tajfuni arriti në tokë për herë të dytë.

84.873 anije peshkimi kërkuan strehim në porte.

72 nga 94 rrugët ujore të pasagjerëve të Guangdong u pezulluan të premten.

Po ashtu, u pezulluan edhe 141.5 trena me shpejtësi të lartë.

CFP

CFP

Shkollat në 10 qytete në të gjithë provincën u mbyllën përkohësisht.

Më parë, në Hainan kishte zhvendosur 419.367 banorë përpara se “Yagi” të godiste provincën.

Aktivitetet në 89 atraksione turistike në të gjithë Hainanin u pezulluan, po ashtu edhe trafiku në rrugë, ura dhe tunele në shumë qytete.

Sipas Zyrës Meteorologjike, “Yagi” pritet të lëvizë në veriperëndim me një shpejtësi prej 15-20 km/orë, më pas të hyjë në rajonin e Gjirit Beibu, ku intensiteti i tij pritet të ulet.  (Irma)