Tajfuni “Yagi”, gati 420.000 persona zhvendosen në provincën ishullore të Kinës jugore
2024-09-07 14:48:24

CFP

Qyteti Qionghai i Provincës Hainan/CFP

Provinca jugore kineze e Hainan zhvendosi 419.367 banorë deri mëngjesin e të premtes për shkak të tajfunin “Yagi”, thanë autoritetet lokale, cituar nga “Xinhua”.

“Yagi”, tajfuni i 11-të i vitit, është zhvilluar në një super tajfun në nivelin 17, me erëra me shpejtësi deri në 245 km në orë dhe pritet të shkaktojë dëme shkatërruese.

Sipas Zyrës provinciale Meteorologjike, ai lëvizi drejt Hainanit dhe qytetit Wenchang dhe parashikohet të lëvizë në veri në kryeqendrën e ishullit Haikou, Chengmai, dhe vende të tjera, përpara se të shkojë në Gjirin Beibu.

Zyra Meteorologjike bëri të ditur se niveli i ujit të detit pritet të rritet me 150 deri në 230 cm përgjatë zonës veriore bregdetare të ishullit Hainan, ndërsa Haikou parashikohet të pësojë mbytje të rënda për shkak të stuhisë dhe reshjeve të mëdha.

CFP

Qyteti Qionghai i Provincës Hainan/CFP

Operacionet në atraksione të shumta turistike janë pezulluar dhe në provincë janë zbatuar masat e kontrollit të trafikut. (Irma)