Si mund të zhvillohet më tej ekonomia dhe tregtia Kinë-Afrikë?
2024-09-07 18:08:00

Në dy ditët e tij të fundit, Samiti 2024 i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë hartoi një plan të ri të promovimit të modernizimit së bashku nga Kina dhe Afrika.

Si një gur themeli i rëndësishëm i bashkëpunimit Kinë-Afrikë, mënyra e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare, ka tërhequr vëmendjen e madhe të sipërmarrësve nga të dyja palët.

Më 6 shtator u mbajt në Pekin Konferenca e 8-të e Sipërmarrësve Kinë-Afrikë. Ky është një aktivitet i rëndësishëm mbështetës i samitit. Përveç përfaqësuesve të biznesit kinez, kishte edhe përfaqësues të biznesit nga 48 vendet afrikane duke përfshirë Senegalin, Afrikën e Jugut dhe Kenian.

Në ceremoninë e hapjes të kësaj konference, Kryeministri kinez Li Qiang propozoi që Kina dhe Afrika duhet të forcojnë më tej lidhjen e tregut, të promovojnë integrimin industrial dhe të forcojnë zhvillimin e drejtuar nga inovacioni.

Bashkëpunimet ekonomiko-tregtare Kinë-Afrikë kanë baza të forta. Kina ka ruajtur statusin e saj si partneri më i madh tregtar i Afrikës për 15 vjet me radhë.

Në vitin 2023, vëllimi i tregtisë Kinë-Afrikë u rrit me afro 35% në krahasim me atë në vitin 2013. Që nga viti 2013, Kina ka marrë pjesë në ndërtimin e hekurudhës me një gjatësi prej më shumë se 6000 kilometrash dhe ndërtimin e rrugës prej më shumë se 6000 kilometrash në Afrikë. Më shumë se 200 produkte speciale nga 23 vende afrikane po shiten mirë në "Festivalin e blerjes së produkteve afrikane në internet".

Mundësite vijnë nga integrimi i mëtejshëm i zinxhirëve industrialë dhe furnizues, i cili është baza për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Kina është një vend kryesor në zhvillim me zinxhirin industrial më të plotë në botë.  Afrika është kontinenti me më shumë vende në zhvillim në botë. Kina dhe Afrika kanë potenciale shumë të madhe të bashkëpunimit, për sa iu përket zinxhirëve industrialë dhe furnizimit. Kina mund të ofrojë teknologjinë dhe zinxhirët industrialë dhe furnizimit përkatës, për të përmirësuar cilësinë e produkteve afrikane.  Produktet afrikane mund të hyjnë në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit të Kinës, duke fituar më shumë mundësi zhvillimi.

Në Konferencën e 8-të të Sipërmarrësve Kinë-Afrikë, sipërmarrësit tregojnë një vullnet të fortë për bashkëpunim dhe hapje. Pala kineze vendosi tarifa zero për produktet nga të gjitha vendet më të pazhvilluara që kanë marrëdhënie diplomatike me Kinën, duke përfshirë 33 vende afrikane, si edhe përshpejtoi negociatat dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Zhvillimit të Përbashkët të Marrëdhënieve të Partneritetit Ekonomik. (Xu Guang)