CFP
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave në Kinë (MEM) dhe tre departamente të tjera qeveritare kanë dërguar grupe pune në Guangdong dhe Hainan, për të udhëhequr punën për parandalimin e përmbytjeve nga tajfuni “Yagi”, shkruan “Xinhua”.
Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës zhvilloi të enjten një takim me shtatë departamente, përfshirë Ministrinë e Burimeve Ujore dhe Administratën Meteorologjike të Kinës, duke analizuar zhvillimin e tajfunit dhe duke vlerësuar tendencat e fatkeqësive që ai sjell, siç janë përmbytjet.
Në takim u theksua se “Yagi” ka të ngjarë të jetë tajfuni më i fortë që ka goditur bregdetin jugor të Kinës që nga viti 2014, duke e bërë punën e parandalimit të përmbytjeve dhe tajfunit shumë sfiduese.
Një zyrtar i Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave u ka kërkuar të gjitha palëve relevante që të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme për parandalimin e tajfunit dhe të forcojnë procedurat e konsultimit dhe vlerësimit shumëdepartamental.
CFP
Shtabi ka organizuar gjithsej 2178 personel shpëtimi emergjent dhe 492 pajisje për parandalimin nga përmbytjet.
Komisioni Kombëtar i Reduktimit të Fatkeqësive dhe Administrata Kombëtare e Ushqimit dhe Rezervave Strategjike kanë ndarë ndihma për katastrofat në Guangdong, përfshirë dhe Hain. (Irma)