CFP
Kina ka dëshmuar përmirësim të vazhdueshëm në cilësinë e ajrit gjatë dekadës së fundit, me densitetin PM2.5, një tregues kyç i ndotjes së ajrit, duke rënë me 54 për qind nga viti 2013 në 2023-shin, bënë të ditur autoritetet përkatëse.
Gjatë dekadës së fundit, numri i ditëve me ndotje të madhe është zvogëluar me mbi 80 për qind, dhe në vitin 2023 dendësia PM2.5 ishte mesatarisht 30 mikrogramë për metër kub, bëri të ditur Ministria kineze e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës, në një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiejt Blu të mbajtur nga Zyra e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, shkruan “Xinhua”.
Në vitin 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të caktuar 7 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiejt Blu, duke pranuar një nevojë urgjente për të rritur ndërgjegjësimin publik në të gjitha nivelet dhe për të promovuar dhe lehtësuar veprimet për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
CFP
Qeveria qendrore kineze investon çdo vit më shumë se 30 miliardë juanë (rreth 4.23 miliardë dollarë amerikanë) në parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së ajrit, me investime kumulative në vitet e fundit që tejkalojnë 200 miliardë juanë, duke i çuar investimet e përgjithshme në 1 trilion juanë, deklaroi Li Wei, një zyrtar i ministrisë. (Irma)