Inaugurohet në Francë skulptura përkujtimore e Lojërave Olimpike të Parisit "Së bashku në varkë"
2024-09-07 19:19:31

Më 6 shtator, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të skulpturës përkujtimore të Lojërave Olimpike të Parisit "Së bashku në varkë" dhuruar nga Grupi Mediatik i Kinës, në Kështjellën e Katarës të Noisy-le-Grand të Ile-de-Frances.

Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong dërgoi një letër urimi për këtë ceremoni. Ambasadori kinez në Francë Lu Shaye, Administratori i Komitetit Kombëtar Olimpik dhe Sportiv Francez dhe Përgjegjës për kulturën olimpike,Stéphane Hatot, Kryebashkiakja e Noisy-le-Grand, Brigitte Marsigny, morën pjesë në këtë ceremoni.

Shen Haixiong u shpreh se kjo dhuratë miqësie që përkujton 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës dhe urimin e Lojërave Olimpike të Parisit, u vendosën përgjithmonë në Kështjellën e Katarës. Ajo shpjegoi panoramën e bashkëpunimit të Kinës dhe Francës hap pas hapi dhe interpretoi filozofinë e sporteve olimpike "paqja, miqësia dhe përparimi". 

Skulptura e madhe përkujtimore "Së bashku në varkë" për Olimpiadën e Parisit, u krijua nga Huang Jian, ambasador i artit olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe një skulptor i famshëm kinez.

Në fillim dhe fund të Varkës së Dragoit Olimpik të Paqes janë totemet kulturore kineze dhe franceze: dragoi kinez dhe pula galike. Kjo varkë, e cila simbolizon miqësinë midis Kinës dhe Francës dhe frymën olimpike, do të thotë se Kina dhe Franca do të marrin Lojërat Olimpike të Parisit si një mundësi për të punuar së bashku, për të nxitur shkëmbimet dhe dialogun midis qytetërimeve të ndryshme dhe për të përcjellë zërin e paqes në Lojërat Olimpike të Parisit.(Xu Guang)