
Foto nga VCG
Planifikuesi kryesor ekonomik në Kinë njoftoi për uljen e çmimeve me pakicë të benzinës dhe naftës ditën e sotme, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, citon “Xinhua”.
Çmimet e benzinës dhe të naftës do të ulen me nga 100 juanë (rreth 14.09 dollarë amerikanë) për ton, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).
Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen në përputhje me ndryshimet në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.
Komisioni bëri të ditur se tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës - Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në det të hapur të Kinës - së bashku me kompanitë e tjera të përpunimit të naftës, duhet të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme.
Qendra e monitorimit të çmimeve të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës parashikon që çmimet globale të naftës do të kenë luhatje në të ardhmen e afërt. (Irma)
