Qeveria e HKSAR merr masa për tajfunin “Yagi”
2024-09-06 11:25:58

Foto nga VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) është plotësisht e përgatitur për t’u përballuar me pasojat e tajfunit “Yagi”, shkruan “Xinhua”.

Observatori i Hong Kongut njoftoi përmes një deklarate për shtyp se erërat lokale do të forcohen në mënyrë progresive nën ndikimin e tajfunit “Yagi”.

Sipas parashikimit aktual, tajfuni do të ketë intensitet super të lartë dhe do të shtrihet rreth 300 km në jugperëndim të Hong Kongut, shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Sipas Observatorit, detet do të jenë shumë të trazuara me valëzime dhe banorëve iu bë thirrje të qëndrojnë larg brigjeve dhe mos të merren me sporte ujore.

Në përgjigje të tajfunit, departamentet përkatëse të qeverisë HKSAR kanë rritur punën parandaluese ditët e fundit, si kryerja e inspektimeve speciale në disa vende me rrezik të lartë përmbytjeje, sigurimi i thasëve me rërë dhe instalimi i pajisjeve në fshatrat e zonave të ulëta, për të minimizuar ndikimi i tajfunit në Hong Kong. (Irma)