Shpallet gjendja e jashtëzakonshme pas kalimit të kufirin rus nga Ukraina
2024-08-08 17:03:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Në rajonin Kursk të Rusisë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi forcat ukrainase nisën një sulm masiv ndaj pozicioneve mbrojtjëse në zonë, në orën 8 të mëngjesit me orën lokale (0500 GMT).

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi në kanalin e saj në Telegram, se 300 ushtarë nga Brigada e 22-të e Mekanizuar e Ukrainës, të mbështetur nga 11 tanke dhe mbi 20 mjete luftarake të blinduara, sulmuan pozicionet e mbrojtjes kufitare ruse, pranë vendbanimeve Nikolaevo-Daryino dhe Oleshnya.

Rusia ka avancuar këtë vit, pas dështimit të kundërofensivës së Ukrainës të vitit 2023 për të arritur përfitime të mëdha. Që nga 14 qershori rusët kanë marrë 420 km katrorë territor nga forcat ukrainase, thanë zyrtarët rusë. 

Ukraina u kundërpërgjigj të martën dhe betejat vazhduan gjatë natës deri të mërkurën, ndërsa forcat ukrainase u shtynë në veriperëndim të qytetit kufitar Sudzha, 530 km në jugperëndim të Moskës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.