3.63 milionë dalje të shqiptarëve jashtë vendit në 6 muaj
2024-08-08 16:24:09

Aeroport (Foto RTSH)

Ndërsa fluksi i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë është rritur ndjeshëm, po ashtu është rritur edhe numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit. 

Sipas Institutit të Statistikave, në 6 muajt e parë të vitit janë regjistruar rreth 3.63 milionë dalje nga pikat kufitare në territorin e Shqipërisë, 600 mijë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, citon “RTSH”.

Sipas ekspertëve, arsyet e kësaj rritjeje janë shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve në vend, si dhe kërkesa për destinacione të cilat përmbajnë oferta turistike më të mira. Arsye tjetër ka qenë edhe zhvlerësimi i monedhës euro, e cila po tregtohet në nivele shumë të ulëta kundrejt valutës vendase.

Destinacionet kryesore për shqiptarët ngelen Italia, Turqia dhe Greqia. (Elona)