Putin akuza Ukrainës: Po provokon në shkallë të gjerë, sulmon pa dallim
2024-08-08 15:17:31

Vladimir Putin (Foto RTSH)

Vladimir Putin (Foto RTSH)

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Kievin për provokim në shkallë të gjerë dhe sulme pa dallim në rajonin e Kurskut, ku Moska pretendon se po lufton kundër inkursioneve nga trupat ukrainase që nga e marta.

“Regjimi i Kievit ka ndërmarrë një tjetër provokim në shkallë të gjerë, duke kryer sulme pa dallim nga lloje të ndryshme armësh, përfshirë raketa, në ndërtesa civile, ndërtesa banimi, ambulanca”,- tha Putin në një mbledhje të qeverisë në Moskë.

 Putin tha se urdhëroi agjencitë civile që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për banorët e rajonit, citon “RTSH”.

Një ditë më parë, Rusia pretendoi se deri në 300 trupa ukrainase, përfshirë 11 tanke dhe më shumë se 20 automjete të blinduara luftarake, sulmuan pozicionet e saj ushtarake pranë dy vendbanimeve kufitare ngjitur me rajonin Sumy të Ukrainës. (Elona)