Eksperienca olimpike e një kinezeje 16-vjeçare në Francë
2024-08-08 17:23:42

Foto nga CYOL.com

Më 22 korrik, sipas orës lokale, flaka olimpike e Parisit mbërriti në Etampe, një qytet i vogël jashtë Parisit. 16-vjeçarja Ke Zhexi u ngrit në orën gjashtë të mëngjesit për t'u përgatitur. Ajo duhej të vraponte 200 metra duke mbajtur pishtarin.

Ke Zhexi u rrit në Paris. Nëna e saj është kineze. Dhe babai e do kulturën kineze. Nën ndikimin e prindërve, ajo filloi të mësojë Kungfu, madje fitoi shumë çmime në Francë. Ndoshta pikërisht për shkak të Kung Fusë, Ke Zhexi u bë një nga 11,000 mbajtëset e pishtarit olimpik.  

Edhe pse artet marciale nuk janë një sport olimpik, ndryshimet që kjo disiplinë sjell tek të rinjtë janë po njësoj, sipas mendimit të nënës së Ke-së. Zhvillimi i kohës i ka lejuar brezit të ri të gëzojë kushte më të pasura materiale. Por të rinjtë e humbasin më lehtë motivimin, ndaj komiteti organizativ shpreson që nëpërmjet spotivitetit të Ke Zhen, të nxisë sa më shumë të rinj të vendosin synime dhe të punojnë fort për to.

Foto nga CYOL.com

Sporti e ka ndryshuar Ke Zhexin në të gjitha aspektet. Fillimisht ajo nisi të ushtrohej në qitje, në vallëzim dhe në arte marciale. Pasi u bind për interesat e saj, u përqendrua në stërvitjen e arteve marciale. 

"Artet marciale kanë karakteristika kulturore kineze. Metoda e stërvitjes mund të më ndihmojë të rritem më mirë." 

Ke stërvitet nga një mësues francez, i cili ka studiuar për tetë vjet artet marciale në tempullin Shaolin në Kinë. Ai është shumë i rreptë. Ndonjëherë një veprim duhej të përsëritej 100 ose 200 herë, thotë Ke. Ajo kujton se dikur, gjatë një seance stërvitore në dimër në natyrë, moti ishte shumë i ftohtë. Ajo qante duke shtypur këmbët e saj, por stërvitja duhej të vazhdonte. "Detyra ime atë ditë ishte të shtypja këmbët poshtë." Nuk mungoi puna e palodhur, por përparimi dhe potenciali ishin po aq të dukshëm. "Në një çast, ndjeva se të gjitha përpjekjet ia vlenin."

"Artet marciale e edukuan me një këmbëngulje të kultivuar Ke Zhexin. Nëse vendos një qëllim, ajo do të mendojë për të gjitha mënyrat e mundshme për ta arritur atë." thotë nëna. Ke Zhexin i pëlqen shumë astrofizika, ndaj donte të shfrytëzonte pushimet për të gjetur një mundësi praktike. Ajo u përpoq të gjente materiale, për të zhvilluar një praktikë dyjavore në Agjencinë Evropiane të Hapësirës. Kështu përcaktoi më tej planet e saj të ardhshme për studime”.

Foto nga CYOL.com

Sipas planeve të Ke Zhexit, kur të hyjë në universitet vitin e ardhshëm, ajo do të zgjedhë astrofizikën si drejtim. Gjithashtu ajo shpreson të studiojë për dy vjet në Kinë si studente shkëmbimi, për të përmirësuar artet marciale dhe për të kuptuar thelbin e tyre. 

Ajo ndjek shumë lojtarë të arteve marciale në rrjetet sociale. "E preferuara ime është kampionia e botës Lai Xiaoxiao. Ajo i ka ushtruar artet marciale që kur ishte fëmijë, ende po përformon deri në moshën 30-vjeçare. Pra, artet marciale nuk janë vetëm çështje stërvitjeje disa ditore apo të njohësh disa lëvizje. Ato duhen zbatuar gjithmonë."

Nën drejtimin e Ke Zhexit, mësuesit dhe shokët e saj të klasës, kanë mësuar më shumë për artet marciale, madje disa fëmijë kanë filluar të praktikojnë artet marciale prej saj. 

Nëna e Ke-së tha:“Për shumë njerëz, artet marciale kanë ende një kuptim të njëanshëm. Atyre i duken më shumë si skena filmash. Edhe kur Ke Zhexi filloi të studionte artet marciale në Francë, kjo disiplinë ende klasifikohej si sport i vendeve të tjera. Ishte e vështirë të gjendeshin mësues apo klasa sportive."

Nëna e Ke-së kujton se teksa niveli i arteve marciale të vajzës së saj vazhdonte të përmirësohej, pjesëmarrja në gara u zgjerua gradualisht. Tani njerëzit përpiqen të marrin pjesë në garat e arteve marciale kudo ku ndodhen, në Holandë, Zvicër, Greqi etj. 

Foto nga CYOL.com

Në procesin e komunikimit me entuziastë të tjerë të arteve marciale, aftësitë e komunikimit, kujdesi ndaj vetes dhe vetëbesimi i Ke Zhexit, jo vetëm që është përmirësuar ndjeshëm, por ç'ka është më e rëndësishme, përveç dashurisë së saj për artet marciale, ajo tashmë ka edhe një përgjegjësi shtesë.

“Dua që sa më shumë njerëz të ndiejnë sharmin e arteve marciale dhe të kuptojnë frymën e tyre përmes performancës sime.”

Ke Zhexi u vesh si Hua Mulan dhe kreu një performancë të mrekullueshme të arteve marciale. Ajo përgatiti me kujdes tre kostume dhe u mendua gjatë për koreografinë e përmbajtjes.

Ke tha:“Lojërat Olimpike mbledhin elita sportive nga e gjithë bota. Në një rast të tillë, nuk është e lehtë të të jepet mundësia për të shfaqur artet marciale kineze. Jam shumë e gëzuar që ato bëhen pjesë e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Francës. Lojërat Olimpike kanë ndërtuar një urë shkëmbimi dhe mësimi të ndërsjellë. Fatkeqësisht artet marciale ende nuk janë përfshirë në Lojërat Olimpike, ndaj nuk mund të konkuroj aty. Shpresoj të shihet mundësia që artet marciale të përfshihen në Lojërat Olimpike në të ardhmen.”(Çang Çuo)