Foto nga VCG
Sipas të dhënave statistikore doganore, në shtatë muajt e parë të vitit import-eksporti i krahinave të Kinës Lindore arriti në 19.93 trilionë juanë, 7.1% më shumë se një vit më parë. Vlerat e import-eksportit të krahinave qendrore dhe perëndimore arritën në 4.18 trilionë, një rritje 2.5%, ndërsa në krahinat verilindore, rezultojnë 717.58 miliardë juanë, me rritje 2.1%.
Foto nga VCG
Drejtori i Statistikave të Administratës Doganore të Kinës, Lv Daliang u shpreh se në shtatë muajt e parë, krahinat lindore, qendrore, perëndimore dhe verilindore kanë shfrytëzuar epërsitë e veta industriale, duke realizuar një rritje të gjithanshme në tregtinë e jashtme.
Foto nga VCG
Në korrik, import-eksporti i krahinave lindore ruajti një rritje të qëndrueshme. Krahinat qendrore, perëndimore dhe ato verilindore shënuan 9.4 dhe 4.9 pikë përqindjeje më shumë se në gjashtëmujorin e parë. Kjo tregon se hapja rajonale është në përmirësim të vazhdueshëm. (Jiang Lei)