Irani mund të sulmojë Izraelin të hënën, SHBA thirrje qytetarëve që të largohen sa më shpejt nga Libani
2024-08-05 15:33:37

Irani sulmi ndaj Izraelit (Foto A2CNN)

Irani sulmi ndaj Izraelit (Foto A2CNN)

SHBA-ja u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani me çdo biletë të disponueshme, pasi besohet se Irani mund të sulmojë Izraelin të hënën, njofton RTSH.

 

Ambasada Amerikane në Liban njoftoi shtetasit e saj që në rast pamundësie ekonomike për t'u larguar të kontaktojnë me selinë diplomatike për t'u evakuar.

 

Apel për të lënë Libanin ka lëshuar edhe Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Franca, Kanadaja dhe Jordania. Linjat ajrore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hezbollahu lëshoi dhjetëra raketa në qytetin Beit Hillel në Izraelin verior pak pas mesnatës, ndërsa në pamjet e postuara në mediat sociale shihet sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome i Izraelit duke rrëzuar raketat që fatmirësisht nuk shkaktuan viktima.

 

Situata në Lindjen e  Mesme po përkeqësohet me shpejtësi pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismanil Hanijeh në Iran.

 

Garda Revolucionare e Iranit duke fajësuar Izraelin tha të shtunën se, lideri politik i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi, duke hedhur poshtë tezën se eliminimi i tij erdhi nga vendosja e një bombe në rezidencën ku qëndronte në Teheran.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pentagoni ka njoftuar se do të dërgojë anije dhe avionë luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme, ndërsa edhe Britania e Madhe ka njoftuar se ka dërguar dy anije ushtarake në rajon dhe Forcat Ajrore Mbretërore kanë vënë në gatishmëri të plotë edhe helikopterët e transportit.