foto nga CFP
Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut po bëjnë thirrje për lirimin e qindra të burgosurve politikë të tjerë pas shkëmbimit masiv të të burgosurve midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore.
“Midis 700 dhe 1372 persona janë ende të arrestuar në Rusi me akuza të ndryshme”,- thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ekspertë që punojnë për Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, shkruan “ATSH”.
Grupi përshëndeti lirimin e 16 personave që ishin burgosur për aktivitetet e tyre si gazetarë, artistë, anëtarë të opozitës apo aktivistë. Në këmbim, 10 persona iu dorëzuan Rusisë.
“Qeveria ruse duhet të lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të burgosurit politikë të mbetur”,- thuhet në deklaratën e OKB-së. (Irma)