SHBA-ja dhe Rusia përfundojnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve në historinë post-sovjetike
2024-08-03 16:03:06

Te burgosurit (Foto RTSH)

Te burgosurit (Foto RTSH)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia përfunduan shkëmbimin e tyre më të madh të të burgosurve në historinë post-sovjetike.

Rusia liroi reporterin e “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, dhe marinarin Paul Whelan, në një marrëveshje shumëkombëshe, sipas zyrtarëve në Turqi, ku u bë shkëmbimi, përcjell “RTSH”.

Shkëmbimi pasoi vite negociatash të fshehta në kanalin e dytë, pavarësisht se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë ishin në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Marrëveshja e arritur është e fundit në një sërë shkëmbimesh të burgosurish të negociuara midis Rusisë dhe SHBA-së në dy vitet e fundit, por e para që kërkonte lëshime të rëndësishme nga vendet e tjera.

Por lirimi i amerikanëve ka pasur një çmim:. Rusia ka siguruar lirinë e shtetasve të saj të dënuar për krime të rënda në Perëndim, duke i shkëmbyer me gazetarë e  disidentë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, vendosi sigurimin e lirimit të amerikanëve të mbajtur gabimisht jashtë shtetit në krye të agjendës së tij të politikës së jashtme gjashtë muajt përpara se të largohej nga detyra. (Elona)