Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e shefit ushtarak të Hamasit
2024-08-02 15:58:24

Shefi ushtarak i Hamasit (Foto Panorama)

Ushtria izraelite konfirmoi se ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, në një sulm ajror në Gaza në mes të korrikut, në një kompleks në zonën Khan Younis.

Ushtria izraelite njoftoi në atë kohë se një tjetër komandant i Hamasit, Rafa’a Salemeh, u vra në sulm, por nuk kishte konfirmim përfundimtar mbi fatin e Deifit, shkruan “Panorama”.

Hamasi nuk e ka konfirmuar vdekjen e Deifit, që udhëhoqi operacionet ushtarake të grupit militant.

Njoftimi vjen pas atij të vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, në Teheran. (Irma)