Kina do të ndihmojë punëtorët emigrantë nga zonat rurale të sistemohen në qytete
2024-08-02 15:08:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina planifikon të mbështesë më shumë punëtorë emigrantë nga zonat rurale për t'u sistemuar në zonat urbane. Brenda pesë viteve, vendi do të rrisë shkallën e urbanizimit të banorëve të përhershëm në gati 70 për qind, sipas planit pesëvjeçar për urbanizimin e tipit të ri me në qendër njerëzit, të zbuluar nga Këshilli i Shtetit, shkruan “Xinhua”.

Shkalla e urbanizimit të banorëve të përhershëm në Kinë ishte 66.16 për qind deri në fund të vitit 2023, një rritje e dukshme nga 53.1 për qind në fund të 2012.

Plani i jep përparësi gjetjes së një vendbanimi të përhershëm për njerëzit e kualifikuar që lëvizin nga zonat rurale në ato urbane.

Sipas planit, do të ndërmerren një sërë masash për ta arritur këtë, duke përfshirë reformimin e sistemit të regjistrimit të familjeve dhe lehtësimin e aksesit të banorëve nga zonat urbane në shërbimet publike lokale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se janë rreth 170 milionë punëtorë emigrantë nga zonat rurale dhe anëtarë të familjeve të tyre që jetojnë me ta, të cilët ende nuk kanë marrë regjistrimin e familjeve në zonat urbane. (Irma)