Kina nis përgjigjen emergjente ndaj përmbytjeve në provincën verilindore
2024-08-02 10:16:04

Foto nga VCG

Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në provincën verilindore të Kinës, Heilongjiang.

Në ditët në vijim priten shira të dendur deri në të rrëmbyeshëm në pjesë të Heilongjiang, duke rritur rrezikun e përgjithshëm të përmbytjeve dhe fatkeqësive gjeologjike, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, cituar nga “Xinhua”.

Ministria ka nisur gjithashtu një përgjigje emergjente të nivelit IV për fatkeqësitë gjeologjike në Chongqing të Kinës jugperëndimore.

Nga e hëna deri të martën, ekipet kombëtare gjithëpërfshirëse të zjarrfikësve dhe të shpëtimit morën pjesë në 152 operacione të kontrollit dhe shpëtimit nga përmbytjet, duke shpëtuar dhe evakuuar 2837 persona.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele për kontrollin e përmbytjeve, ku niveli I është përgjigjja më urgjente. (Irma)