Foto nga VCG
Infrastruktura e karikimit të automjeteve elektrike të Kinës vazhdoi të rritej në gjysmën e parë të këtij viti, falë zgjerimit të shpejtë të tregut të tyre në vend.
Deri në fund të qershorit, numri i përgjithshëm i shtyllave të karikimit në Kinë arriti në 10.24 milionë njësi, një rritje prej 54 për qind në baza vjetore, tha Zhang Xing, zëdhënës i Administratës Kombëtare të Energjisë (NEA) në një konferencë për shtyp të mërkurën, citon “Xinhua”.
Këto objekte kanë plotësuar nevojat e karikimit të 24 milionë automjeteve me energji të re në të gjithë vendin, shtoi Zhang.
Gjatë kësaj periudhe, automjetet me energji të re të vendit kanë konsumuar gjithsej 51.3 miliardë kilovat-orë (kWh) energji elektrike, duke u zgjeruar me 40 për qind nga e njëjta periudhe e vitit të kaluar, sipas Zhang.
Tregu i automjeteve me energji të re të Kinës ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme në gjysmën e parë. Prodhimi dhe shitja e automjeteve të tilla u rritën përkatësisht me 30.1 për qind dhe 32 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave të industrisë. (Elona)