Foto nga VCG
Provinca Qinghai e Kinës veriperëndimore ka miratuar një rregullore që ofron mbështetje ligjore për provincën.
Si rregullore të nivelit provincial, ajo synon të promovojë mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë të rrafshnaltës Qinghai-Xizang, sipas një konference për shtyp cituar nga “Xinhua”.
Rregullorja përbëhet nga 11 kapituj dhe 76 nene, që mbulojnë fusha të tilla si garantimi i sigurisë ekologjike, ndërtimi i rezervave natyrore, mbrojtja dhe restaurimi i ekologjisë, mbrojtja e biodiversitetit, zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët dhe inovacioni në sistemet e qytetërimit ekologjik.
Ajo do të ndihmojë në forcimin e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të rregullt të mjedisit ekologjik me sistemet më të rrepta dhe sundimin më rigoroz të ligjit, duke rritur diversitetin dhe qëndrueshmërinë e ekosistemit, sipas zyrtarëve në krahinë. (Elona)