Kina dënon IPAC-un për ndërhyrje në çështjen e Tajvanit
2024-08-01 14:13:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zëdhënësi i Zyrës për Çështjen e Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës Chen Binghua u shpreh të mërkurën se e ashtuquajtura Aleancës Ndërparlamentare mbi Kinën (IPAC) është një organizatë ekstremistësh antikinezë, që orvaten të bëjnë provokime për çështjen e Tajvanit.

Chen Binghua i tha këto në një konferencë shtypi, gjatë së cilës vuri në dukje se Kina ka shprehur herë pas here kundërshtimin e saj ndaj pretendimeve të IPAC-ut.

“Çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës dhe nuk do të lejohet asnjë ndërhyrje e huaj,” theksoi Chen, duke shtuar se Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pasqyron e rithekson parimin e “një Kine”.

Të martën, disa grupe popullore në Tajvan organizuan një protestë në Tajpei për të kundërshtuar takimin vjetor të IPAC-ut.

Një protestues u shpreh: "Çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera është një normë ndërkombëtare." (Fani)