Firmat kryesore të internetit në Kinë me rritje të qëndrueshme të të ardhurave në gjysmën e parë të vitit
2024-08-01 15:05:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sektori i internetit në Kinë pati rritje të qëndrueshme në të ardhurat e biznesit në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Në gjashtë muajt e parë, kompanitë kryesore të internetit të Kinës dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura me to gjeneruan 867.6 miliardë juanë (rreth 121.6 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura nga biznesi, një rritje prej 5.6 për qind në baza vjetore, përcjell “Xinhua”. Kjo normë rritjeje ishte 0.6 pikë përqindje më e lartë se ajo e regjistruar në pesë muajt e parë. Në mënyrë të veçantë, të ardhurat e biznesit të firmave që ofrojnë kryesisht shërbime informacioni u rritën me 9.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Fitimet kumulative të kompanive kryesore të internetit arritën në 74.37 miliardë juanë, 1.9 për qind më shumë nga një vit më parë.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin në kompanitë e mëdha të internetit dhe të shërbimeve të lidhura me to ishin 45.98 miliardë juanë nga janari në qershor, duke u rritur me 1.2 për qind në baza vjetore.

Kompanitë e mëdha të internetit dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura me to u referohen atyre me të ardhura vjetore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë. (Elona)