Kryeministri i Kinës Li Qiang uron Kristen Michal për marrjen e detyrës si Kryeministër i Estonisë
2024-08-01 19:59:37

foto: VCG

foto: VCG

Kryeministri Li Qiang zhvilloi një bisedë telefonike të mërkurën me Kristen Michal, për ta uruar atë për marrjen e detyrës si kryeministër i Estonisë.

Li Qiang tha se Kina dhe Estonia kanë një miqësi tradicionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Estoni kanë mbetur përgjithësisht të qëndrueshme, me potencial të madh për shkëmbime dhe bashkëpunime në fusha të ndryshme. Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Estoninë. Ajo është e gatshme të punojë me të për të rritur besimin e ndërsjelltë politik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik, shkëmbimet mes njerëzve dhe kulturave, si edhe për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve Kinë-Estoni, në bazë të respektit reciprok, trajtimit të barabartë dhe përfitimit dypalësh.