Kina do të përshpejtojë zbatimin e politikës fiskale për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike
2024-08-01 15:27:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina do të thellojë zbatimin e politikave të saj fiskale për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike. Vendi do të emetojë në kohën e duhur bonot speciale të thesarit dhe do të përdorë mirë fondet e mbledhura nga shitja e bonove, tha në një konferencë shtypi Lin Zechang, nga Ministria e Financave, shkruan “Xinhua”.

Lin tha se vendi do të përshpejtojë gjithashtu emetimin e bonove të qeverisjes vendore për qëllime të veçanta dhe do të përshpejtojë përdorimin e fondeve të mbledhura nga këto obligacione.

Emetimi i obligacioneve të qeverisë vendore kishte arritur në 1.9 trilionë juanë (rreth 266.31 miliardë dollarë amerikanë) deri më 26 korrik të këtij viti.

Kina do të zgjerojë gamën e fushave në të cilat mund të kanalizohen fondet për të përfshirë sektorë të tillë si llojet e reja të infrastrukturës dhe industritë e reja, tha Lin.

Sipas raportit të punës së qeverisë, vendi do të zbatojë një politikë fiskale proaktive këtë vit dhe do të emetojë 3.9 trilionë juanë bono për qëllime të veçanta për qeveritë vendore. (Elona)