Botohet shkrimi i Presidentit Xi Jinping "Arrihet qëllimi shekullor për ndërtimin e ushtrisë. Hapja e një epoke të re për modernizimin e mbrojtjes dhe ushtrisë"
2024-07-31 20:52:40

foto: VCG

foto: VCG

Në revistën "Qiushi" do të publikohet në 1 gusht një pjesë nga raporti i Presidentit të Kinës Xi Jinping, i mbajtur më 16 tetor 2022 në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, me titullin "Arrihet qëllimi shekullor për ndërtimin e ushtrisë. Hapja e një epoke të re për modernizimin e mbrojtjes dhe ushtrisë"

Shkrimi thekson se arritja e qëllimit njëqindvjeçar për ndërtimin e ushtrisë në kohën e duhur, si edhe përshpejtimi i transformimit të Ushtrisë Popullore në një ushtri të klasit botëror, është një kërkesë strategjike për ndërtimin e gjithashëm të një shteti socialist të modernizuar. Duhet ndërtuar një ushtri me bazë politike. Duhet forcuar ushtria me reforma, teknologji, talente dhe sundim ligji. Duhet vijuar zhvillimi i integruar i mekanizimit, informatizimit dhe inteligjencës të ushtrisë. Duhet përshpejtuar modernizimi i teorisë ushtarake, formës organizative të ushtrisë, personelit ushtarak, pajisjeve dhe armëve, për të rritur aftësinë strategjike për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të shtetit, si edhe për të përmbushur detyrat e Ushtrisë Popullore në epokën e re.

Shkrimi thekson gjithashtu se ushtria popullore është gjithmonë ajo ushtri heroike tek e cila PKK-ja dhe populli mund të kenë besim të plotë. Besim dhe aftësi për të mbrojtur sovranitetin, bashkimin dhe integritetin territorial të shtetit, për të ofruar mbështetje strategjike për realizimin e përtëritjes së madhe të kombit kinez dhe për të kontribuuar në paqen dhe zhvillimin e botës. (Li Huailiang/Elona)