Spanjë, Sanchez dhe separatistët e Katalonjës bien dakord për një qeveri të re rajonale
2024-07-31 15:55:58

Katalonja (Foto Atsh)

Liderët e partisë separatiste të krahut të majtë katalanas ERC dhe kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ranë dakord në parim për formimin e një qeverie të re rajonale.

Salvador Illa, Partia Socialiste e të cilit u bë forca më e fortë në parlamentin rajonal në zgjedhjet e parakohshme në maj, mund të bëhet kreu i ri i qeverisë rajonale të Katalonjës, shkruan “ATSH”.

Nëse konfirmohet, Illa do të ishte politikani i parë në një kohë të gjatë që mban postin dhe kundërshton shkëputjen e rajonit.

Marrëveshja duhet ende të miratohet nga anëtarësia bazë e ERC-së, pas një seance konsultimi që do të zhvillohet të premten.

Nëse marrëveshja kundërshtohet, do të duhet të organizohen zgjedhje të reja.

Partia e dytë më e madhe separatiste, Junts, e udhëhequr nga ish-lideri në mërgim Carles Puigdemont, ka kundërshtuar marrëveshjen. Ai kërkoi ta çonte Katalonjën drejt pavarësisë në vitin 2017, me një referendum që u shpall i paligjshëm dhe aktualisht rrezikon arrestimin nëse kthehet në vendlindje.

Qeveria spanjolle premtoi një amnisti për separatistët dhe e bindi Parlamentin të mbështeste masën.

Në këmbim, ligjvënësit Junts në Parlamentin qendror në Madrid votuan gjithashtu në favor të rizgjedhjes së Sanchez si kryeministër i Spanjës. (Irma)