foto: VCG
Sipas raportimeve, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t'i akordojnë Filipineve 500 milionë dollarë për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse. Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, tha të mërkurën në një konferencë për shtyp se Kina ka shprehur disa here qëndrimin e saj për bashkëpunimin ushtarak midis ShBA-së dhe Filipineve. Shtetet e Bashkuara nuk janë palë e përfshirë në çështjen e Detit të Kinës Jugore, ndaj nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në situatën detare mes Kinës dhe Filipineve.
Zëdhënësi tha: "Filipinet duhet ta kenë të qartë se tërheqja e vendeve jashtë rajonit për të nxitur konflikt në Detin e Kinës Jugore, vetëm sa do të dëmtojë stabilitetin rajonal dhe do të përkeqësojë tensionet. Përpjekjet për të futur forca të jashtme për ruajtjen e sigurinë, do të sjellin akoma më shumë pasiguri, madje mund ta kthejnë vetveten në mjet të të tjerëve. Çdo përpjekje që provokon konfrontimin politik dhe ushtarak nuk do të mbështetet nga askush, nuk do të shkojë larg dhe është e destinuar të dështojë. Pala kineze u sugjeron të gjitha vendeve të përfshira të ruajnë sigurinë dhe zhvillimin e tyre, të mbrojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. E vetmja zgjedhja e drejtë është të ruajnë marrëdhënie të mira miqësore, t'i rikthehen dialogut dhe konsultimeve, si edhe të mbrojnë pavarësinë strategjike." (Li Huailiang/Elona)