Kina dënon vrasjen e liderit politik të Hamasit
2024-07-31 20:46:58

foto: VCG

foto: VCG

Ministria e Jashtme e Kinës dënoi të mërkurën vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke thënë se "Kina kundërshton dhe dënon fort aktin e vrasjes".

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar se ky incident mund të çojë në paqëndrueshmëri të mëtejshme në rajon," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, gjatë një konferencë për shtyp. Ai bëri thirrje për negociata dhe dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rajonale, si edhe për zbatimin sa më të shpejtë të një armëpushimi të plotë dhe të përhershëm në Gaza.

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe një nga rojet e tij personale u vranë në kryeqytetin iranian Teheran, njoftoi të mërkurën Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Lëvizja islamike Hamas konfirmoi vdekjen e liderit, duke thënë se Haniyeh u vra nga një sulm izraelit në Iran. Ushtria izraelite ende nuk ka bërë një koment zyrtar mbi vrasjen.

Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e së martës të inaugurimit të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian. (Li Huailiang/Elona)