Prodhimi inteligjent nga Kina pas Olimpiadës së Parisit
2024-07-30 19:55:58

foto: VCG

foto: VCG

Olimpiada e Parisit u hap me bujë të madhe këtë verë. Me fillimin e lojërave, suveniret olimpikë u pritën mjaft mirë nga konsumatorët, veçanërisht produktet si veshjet, kapelet, kukullat me pamjen e simbolit olimpik 'Friget', të cilat tashmë janë bërë popullore. Shumë prej këtyre produkteve vijnë nga Kina.

Turisti amerikan: "Mendoj se mbajtëset e çelsave janë të mirë. Gjithashtu dhe distinktivi."

Turisti francez: "Konsumatorët nga e gjithë bota po blejnë produkte të prodhuara në Kinë. S'ka asgjë të keqe këtu. Shumë produkte olimpike janë prodhuar në Kinë. Mendoj se kjo është diçka e mirë."

Profesor i Asociuar, Departamenti i Historisë në Universitetin Kombëtar Taras Shevchenko të Kievit Urusov Volodymyr: "Mora vesh se 80% e kukullave të maskotave për Olimpiadën e Parisit janë prodhuar në Kinë. Shumica e tyre janë prodhuar në "supermarketin botëror" në qytetin Yiwu të provincës Zhejiang. Nga përtej oqeanit mbërritën në kohë edhe flamujt, varëset, veshjet sportive, suveniret etj., për të siguruar organizimin e Lojërave Olimpike."

Jo vetëm produktet industriale tradicionale, por edhe "prodhimet inteligjente" me teknologji të lartë nga Kina, patën një paraqitje mahnitëse në Lojërat Olimpike. Teknologjia e tavolinave të pingpongut, prodhuar nga kompanitë kineze, është optimizuar teknikisht në mënyrë që topat të fërkohen dhe të kërcejnë sa më mirë në tavolinë.

Kreu i një kompanie prodhimi pajisjesh sportive Lou Shihe: " Sipërfaqja e tavolinës është trajtuar posaçërisht me polimer. Ajo ngjan si akull për lojtarët, ndaj është shumë e rrëshqitshme. Duhet të jetë teknologjia më e fundit në gjithë industrinë."

foto: VCG

foto: VCG

President i Shoqatës Italiane të Promovimit të Rrugës së re të Mëndafshit Francesco Maringiò: "Kina ka risi inteligjente të tilla si dyshekët e stërvitjes së xhudos, të cilët analizojnë trajektoren dhe forcën e lëvizjes. Teknologjitë e reja të Kinës janë aplikuar gjithashtu në sistemet e kursimit të energjisë dhe reduktimit të emetimeve të Olimpiadës. Në ekranet LED dhe nëpër dysheme përdoren materiale të qëndrueshme, për të zvogëluar ndikimin në mjedis. "Made in China" në Lojërat Olimpike të Parisit nuk reflektohet vetëm në produkte, por edhe në konceptet inovative dhe cilësinë e prodhimeve të Kinës që demonstrohet gjithashtu edhe në skenën globale." 

Transmetimi televiziv i Lojërave Olimpike të Parisit pasqyron gjithashtu kontributin e Kinës. Grupi Mediatik i Kinës (CMG), si media kryesore ndërkombëtare që ka fituar më shumë oferta për transmetimin e programeve për Olimpiadën e Parisit, demonstron plotësisht forcën shkencore, teknologjike dhe arritjet inovative të medias kineze, duke i sjellë audiencës në mbarë botën, transmetime olimpike dhe përvojë audiovizive të cilësisë më të lartë.

"Elementët kinezë" në Lojërat Olimpike të Parisit janë një mikrokozmos i integrimit të thellë ekonomik midis Kinës dhe Evropës. Vitet e fundit, shkëmbimet ekonomike dhe tregtare Kinë-BE kanë vazhduar zgjerimin në shkallë dhe përmirësimin në cilësi. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe Evropës do të arrijë 783 miliardë dollarë në vitin 2023. Stoku i investimeve bilaterale mes Kinës dhe Evropës do të kalojë 250 miliardë dollarë. Kompanitë nga të dyja palët vazhdojnë të jenë optimiste për tregjet reciproke. Bashkëpunimi Kinë-BE ka avantazhe përplotësuese, duke qenë reciprokisht i dobishëm dhe përfitues.

foto: VCG

foto: VCG

Andrzej Moskalik, drejtor Shitjesh dhe Anëtar Bordi i "All for one": "Nga njëra anë, shërbimet kineze të IT-së po lëvizin drejt botës perëndimore dhe kanë nevojë për shërbime të lokalizuara, të cilat ne mund t'ia ofrojmë. Nga ana tjetër, klientët tanë perëndimorë, duhet të integrohen gjithashtu me shërbimet kineze, për të zhvilluar bizneset e tyre në Kinë."

Urusov Volodymyr, Profesor i Asociuar i Historisë, Universiteti Shtetëror i Kievit në Ukrainë: "Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Evropës dhe Kinës ka arritur shkëmbime dhe përfitime reciproke, jo vetëm duke i shërbyer njerëzve të zakonshëm në shumë vende, por edhe duke nxitur zhvillimin e ekonomisë botërore."

Kina ka aftësi të forta prodhuese dhe inovative. K&Zh Kina vazhdon të promovojë hapjen e nivelit të lartë dhe të ndajë mundësitë e zhvillimit me botën. Nën valën e globalizimit ekonomik, Kina tashmë është integruar thellësisht me tregun botëror.

Urusov Volodymyr, Profesor i Asociuar i Historisë, Universiteti Shtetëror i Kievit në Ukrainë: " Që kur Kina u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë në 2001, marka "Made in China" është integruar thellësisht me tregun botëror. Sot Kina ka aftësi të forta inovacioni dhe kërkim-zhvillimi, madje marka "Made in China" po plotëson vazhdimisht nevojat e reja të konsumatorëve të vendeve të ndryshme.”