Foto nga VCG
Prokuroria e Lartë Popullore e Kinës bëri të ditur se është e angazhuar për të goditur krimin kibernetik dhe për të krijuar një mjedis biznesi të bazuar në ligj, njofton “CGTN”.
Prokuroria e Lartë bëri të ditur se organet prokurore në mbarë vendin miratuan arrestimin e 367.000 të dyshuarve për lloje të ndryshme krimesh dhe nisën ndjekjet publike të 761.000 individëve në gjysmën e parë të vitit.
Foto nga VCG
Midis tyre, gjithsej 120.000 njerëz u ndoqën penalisht për krime të kryera përmes internetit, 5.5 për qind më pak nga një vit më parë.
Organet prokurore në të gjithë vendin ndoqën penalisht 25.000 njerëz për kryerjen e mashtrimit të telekomit dhe online dhe 450.000 njerëz që ndihmuan në aktivitetet kriminale të rrjetit të informacionit në gjashtë muajt e parë të vitit, përkatësisht një rritje me 44.1 për qind dhe një rënie prej 25.2 për qind në baza vjetore.
Sipas prokurisë, gjatë të njëjtës periudhë, organet kompetente ndoqën penalisht 620.000 individë për sabotim të rendit ekonomik të tregut, 36.5 për qind më shumë në baza vjetore, si dhe ndoqën penalisht 5827 individë për krime përfshirë përvetësimin e fondeve dhe ryshfet, 41.1 për qind më shumë në baza vjetore.
Rreth 120.000 individë u ndoqën penalisht për mashtrim financiar nga janari në qershor, 7.6 për qind më shumë në baza vjetore. Midis tyre, 7763 persona u ndoqën penalisht për krimet e mashtrimit të mbledhjes së fondeve dhe marrjes së paligjshme të depozitave nga publiku, me një rritje prej 4,1 për qind në baza vjetore.
Prokuroria e Lartë Popullore e Kinës njoftoi gjithashtu se agjencitë prokurore ndoqën penalisht 28.000 njerëz për krime duke përfshirë vrasje me dashje dhe rrëmbim, si dhe 4655 njerëz për krime të lidhura me bandat.
Foto nga VCG
“Organet e prokurorisë kanë forcuar luftën e tyre kundër korrupsionit, kanë ndëshkuar rëndë krimet që rrezikojnë seriozisht sigurinë e prodhimit dhe kanë forcuar mbrojtjen gjyqësore për të miturit”,- bëri të ditur Prokuroria e Lartë Popullore e Kinës.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë trajtuar 13 mijë persona për krime të lidhura me detyrën e transferuar nga komisionet mbikëqyrëse në të gjitha nivelet dhe janë proceduar penalisht 9437 persona, me një rritje përkatësisht 44 për qind dhe 32,6 për qind.
Gjatë të njëjtës periudhë, 33.000 individë janë ndjekur penalisht për krime ndaj të miturve dhe 25.000 të mitur janë ndjekur penalisht për krime të rënda. (Fatosi)