Kina lëshon paralajmërimin e dytë më të lartë për stuhi shiu
2024-07-30 11:25:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori kombëtar i Kinës lëshoi të hënën një alarm portokalli për stuhi shiu, niveli i dytë më i lartë në sistemin e tij të paralajmërimit me katër nivele, në të gjithë vendin, njofton “Xinhua”.

Shira të dendur priten në shumë rajone, duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe Hebei dhe Tianjin fqinjë, si dhe Guangdong, Guangxi, Yunnan, Guizhou, Sichuan, Hubei dhe Hunan, parashikon Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Sipas Observatorit, disa rajone do të shohin deri në 280 mm shi brenda 24 orëve.

Ai këshilloi autoritetet lokale të përgatisin masat e reagimit emergjent dhe të qëndrojnë në gatishmëri të lartë për fatkeqësitë natyrore si përmbytjet e shpejta dhe rrëshqitjet e dheut.

Qendra lëshoi gjithashtu një alarm blu për mot të keq në rajone të shumta të vendit, deri të martën pasdite.

Stuhitë dhe breshëri do të godasin pjesë të Mongolisë së Brendshme të Kinës, Jilin, Liaoning, Hebei, Tianjin, Shanxi, Shaanxi, Ningxia, Gansu, Chongqing dhe Hunan.  (Fatosi)