Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi të martën Presidentit të Vanuatu-s Nikenike Vurobaravu, për ta uruar për 44-vjetorin e pavarësisë së vendit.
Xi Jinping vuri në dukje se që nga vendosja e raporteve diplomatike midis Kinës dhe Vanuatus 42 vite më parë, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë bërë përparim të madh. Besimi i ndërsjellë politik mes palëve është thelluar vazhdimisht dhe bashkëpunimi praktik ka dhënë rezultate të frytshme, duke rritur mirëqenien e dy popujve. Jo shumë kohë më parë, Kryeministri i Vanuatus Charlot Salwai vizitoi me sukses Kinën.
foto: VCG
Palët njoftuan përmirësimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik midis dy vendeve dhe që do të punojnë së bashku për të ndërtuar një komunitet të së ardhmes së përbashkët midis Kinës dhe Vanuatus në epokën e re.