Foto nga CFP
Një linjë ajrore direkte pasagjerësh që lidh Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan të Kinës jugperëndimore, me Milanon në Itali, startoi të hënën, shkruan “Xinhua”.
Një fluturim A350 i ngarkuar plotësisht me 279 pasagjerë u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Chengdu Tianfu në orët e para të mëngjesit drejt Milanos, për të mbërritur më 07:30 (me orën lokale).
Shërbimi operon çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, i menaxhuar nga dega jugperëndimore e “Air China”.
Fluturimi i kthimit niset nga Milano në orën 12:45 (koha lokale) me një kohëzgjatje fluturimi prej afro 12 orësh.
Chengdu ka krijuar një rrjet të madh të rrugëve ndërkontinentale të pasagjerëve për në Europë, Amerikën e Veriut, Oqeani dhe Afrikë, duke mbuluar pothuajse të gjitha destinacionet kryesore aziatike. (Fatosi)