Xi uron Maduron për rizgjedhjen si President i Venezuelës
2024-07-30 20:08:29

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti i Kinës Xi i dërgoi të martën një mesazh Nikolas Maduros, duke e përgëzuar atë për rizgjedhjen si President i Republikës Bolivariane të Venezuelës.

Që nga marrja e detyrës, Presidenti Maduro ka udhëhequr popullin dhe qeverinë venezueliane, në ndjekjen e një rruge zhvillimi të përshtatshme për kushtet e tyre kombëtare, duke bërë arritje të rëndësishme në ndërtimin e vendit, tha Xi.

Kina dhe Venezuela janë miq të mirë që besojnë njëri-tjetrin dhe partnerë për zhvillimin e përbashkët, tha Xi, duke shtuar se Kina do të mbështesë gjithmonë përpjekjet e Venezuelës për të mbrojtur sovranitetin, dinjitetin kombëtar, stabilitetin shoqëror si dhe kauzën e Venezuelës për të kundërshtuar ndërhyrjet e jashtme.

Xi tha se e vlerëson shumë zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Venezuelë dhe është i gatshëm të punojë me Presidentin Maduro për të vazhduar udhëzimin e partneritetit strategjik midis Kinës dhe Venezuelës në lartësi të reja, në mënyrë që të përfitojë populli i të dy vendeve.