Kina regjistroi përmirësim të cilësisë së ajrit dhe ujit në gjysmën e parë të vitit
2024-07-30 15:36:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat zyrtare treguan për një përmirësim të qëndrueshëm në cilësinë e ajrit dhe të ujit në Kinë në gjysmën e parë të vitit, ndërsa vendi vazhdon të luftojë ndotjen dhe të synojë zhvillimin e gjelbër.

Sipas Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit, cituar nga “Xinhua”, gjatë periudhës janar-qershor, dendësia mesatare e PM2.5 në 339 qytete kineze në dhe mbi nivelin e prefekturës ishte 33 mikrogramë për metër kub, me një rënie prej 2.9 për qind në baza vjetore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Raporti i ditëve me cilësi të mirë të ajrit në këto qytete gjatë kësaj periudhe ishte 82.8 për qind, me 1.4 pikë përqindje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Të dhënat e ministrisë treguan gjithashtu se 88.8 për qind e seksioneve të monitoruara kishin cilësi mjaft të mirë të ujit sipërfaqësor, në ose mbi shkallën III në sistemin e cilësisë së ujit me pesë nivele të vendit, 1 pikë përqindje më shumë në baza vjetore.

Sipas ministrisë, pesha e ujërave sipërfaqësore nën klasën V, niveli më i ulët, ishte 0.8 për qind, me 0.2 pikë përqindje më pak se një vit më parë.

Kina ka avancuar me këmbëngulje nismën e saj “Kina e bukur”, duke theksuar mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore si një përparësi kryesore në zhvillimin e saj social dhe ekonomik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Udhëheqja kineze është zotuar të caktojë si prioritet mbrojtjen ekologjike, të ruajë burimet dhe t'i përdorë ato në mënyrë efikase dhe të ndjekë zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët. (Irma)