Media + Turizëm! Arrihet bashkëpunimi midis CMG dhe Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara
2024-07-29 20:41:07

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Organizata e Turizmit e Kombeve të Bashkuara nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Madrid të Spanjës, të hënën sipas kohës lokale. Ata finalizuan një marrëveshje bashkëpunimi për raportimin e lajmeve kulturore dhe turistike, promovimin e markave të turizmit dhe organizimin e ngjarjeve mediatike.

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha se vendimi për thellimin e reformave dhe promovimin e modernizimit të stilit kinez, i shqyrtuar dhe miratuar nga Sesioni i Tretë Plenar i Komitetit Qendror të 20-të të PKK përfshin gjithsej më shumë se 300 masa reformuese, shumë prej të cilave kanë të bëjnë me kulturën dhe turizmin. 

Integrimi i thellë i turizmit mediatik me atë kulturor, ka potencial të madh dhe të pakufizuar. Ai shtoi se autoriteti, ndikimi dhe pazëvendësueshmëria e Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara janë të pashoqe. CMG është e gatshme të shfrytëzojë këtë rast, si një mundësi për të promovuar bashkëpunimin e ngushtë mes palëve në planifikimin e përbashkët, prodhimin e përmbajtjes dhe transmetimin, duke u bërë një partner i besueshëm i Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara në promovimin e shkëmbimeve turistike midis vendeve. 

Duke iu përmbajtur idesë së integrimit të thellë të "media + turizëm", mund të eksplorohen në mënyrë aktive forma të reja të integrimit të medias dhe turizmit si "turizmi + krijimtaria kulturore" dhe "turizmi + sporti". Promovimi i fuqishëm në platformat mediatike dhe shpërndarja e gjerë e përmbajtjes krijuese, do të ndihmojnë zhvillimin e turizmit me cilësi të lartë të Kinës të arrijë një nivel të ri dhe të promovojë restaurimin dhe vitalitetin e industrisë globale të turizmit.

Zoritsa Urosevic, Drejtoreshë Ekzektive e Turizmit në OKB, shprehu mirënjohje për CMG-në në mbështetjen afatgjatë ndaj Organizatës së Turizmit. Ajo tha se rimëkëmbja e turizmit global kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe ide të reja. Kina është një anëtare e rëndësishme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin. Me mençurinë dhe fuqinë e medias kineze, CMG ka kontribuar në nxitjen e ndarjes së burimeve turistike midis vendeve dhe rimëkëmbjen e industrisë së turizmit. 

Programet e nivelit të lartë të turizmit kulturor dhe seritë krijuese të aktiviteteve, kanë stimuluar në mënyrë efektive zhvillimin ekonomik, duke formuar një cikël të virtytshëm. "Ne presim një bashkëpunim të thelluar në fusha të shumta në të ardhmen, për të krijuar bashkarisht një lloj të ri turizmi, si edhe për të promovuar këtë industri që të bëhet më e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe elastike." shtoi ajo.

Referuar memorandumit të bashkëpunimit, palët do të theksojnë rolin e turizmit dhe komunikimit mediatik në nxitjen e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor, shkëmbimet e burimeve, plotësimin e avantazheve të njëri-tjetrit, forcimin e bashkëpunimit në prodhimin e përmbajtjes së lajmeve, shpërndarjen e informacioneve turistike, prodhimin cilësor të programeve etj., për të dhënë kontribute pozitive në promovimin e prosperitetit dhe zhvillimit të turizmit global dhe mësimin e ndërsjelltë midis qytetërimeve njerëzore. (Zhan Dian/Elona)