foto: VCG
Një çarje dige u raportua në lumin Juanshui, në provincën Hunan të Kinës qendrore, rreth orës 20:00 të së dielës, thanë autoritetet lokale.
Deri në orën 3:58 të mëngjesit të së hënës, çarja e digës në qytetin Yisuhe të kontesë Xiangtan ishte zgjeruar në rreth 77 metra, sipas qendrës së kontrollit të përmbytjeve dhe lehtësimit të thatësirës të Xiangtanit.
Një total prej 3.832 banorësh në fshatrat Xintang dhe Xinhu të prekur nga përmbytjet u evakuuan. Nuk raportohet për viktima që nga ora 7:30 e mëngjesit, sipas Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
foto: VCG
Sipas një raporti nga "Hunan Daily", janë bërë marrëveshje me katër shkolla për të siguruar ujë të pijshëm, ushqim dhe materiale të tjera jetike dhe të kujdesit shëndetësor për njerëzit e evakuuar.
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës ka kërkuar përpjekje për evakuimin e njerëzve të prekur, për mobilizimin e personelit, materialet dhe pajisjet për të garantuar sigurinë e vendasve dhe forcave të shpëtimit. Ajo ka dërguar mbi 200 forca shpëtimi dhe 110 njësi pajisjesh për të ofruar mbështetje emergjente.
Autoritetet lokale të zjarrfikësve kanë dërguar në vendngjarje 266 ekipe shpëtimi, 47 automjete dhe 37 gomone.
foto: VCG
Në përgjigje të përmbytjeve të rënda në Xiangtan dhe vende të tjera në provincën Hunan, zyra e Komisionit Kombëtar të Reduktimit të Fatkeqësive dhe Ministria, së bashku me Administratën Kombëtare të Ushqimit dhe Rezervave Strategjike, kanë ndarë 15.000 furnizime ndihmëse si dyshekë, komplete emergjente dhe jorganë në zonat e goditura nga përmbytjet, raportoi CMG-ja.
Një tjetër çarje e digës ndodhi në lumin Juanshui në provincën Hunan të Kinës qendrore rreth orës 13:40 të hënën, thanë autoritetet lokale. Thyerja në qytetin Hekou të kontesë Xiangtan është zgjeruar në më shumë se 30 metra, sipas qendrës provinciale të menaxhimit të emergjencave.
Përpjekjet për evakuim dhe reagim emergjent janë duke u zhvilluar. (Zhan Dian/Elona)