CFP
Qendra për Kërkimin e Energjisë Diellore dhe Hidrogjenit (ZSW), në Gjermani, bëri të ditur se numri i makinave elektrike vazhdon të rritet me shpejtësi në mbarë botën. Në raportin e sapopublikuar bëhet e ditur se deri në fund të vitit 2023 ishin regjistruar rreth 42 milionë makina me motorë elektrikë, gati 50% më shumë se një vit më parë, shkruan “ATSH”.
Kjo shifër përfshin automjete elektrike, hibride plug-in dhe automjete elektrike me një zgjerues rrezeje.
Sipas “ZSW”-së, në Kinë u regjistruan 23, 4 milionë automjete elektrike të tilla, më shumë se gjysma e stokut global.
Në vendin e dytë renditet SHBA-ja, me 4,8 milionë automjete elektrike, pasuar nga Gjermania me 2.3 milionë, Franca me 1.6 milionë dhe Britania e Madhe me 1.5 milionë automjete elektrike. (Irma)