Tubim në Japoni, kërkohet kthimi në Kinë i relikteve të grabitura
2024-07-29 11:27:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Tokio të Japonisë u mbajt një tubim, ku iu kërkua qeverisë japoneze të kthejë reliktet kulturore kineze të grabitura gjatë luftës së agresionit japonez kundër Kinës, shkruan “Xinhua”.

Takakage Fujita, bashkëpërfaqësues i grupit që synon të promovojë kthimin e pronave kulturore kineze, tha se shumë vende të zhvilluara që pushtuan vendet e tjera dhe plaçkitën relikte kulturore në të kaluarën, gradualisht po i kthejnë ato.

“Hapi i parë drejt pajtimit është korrigjimi i gabimeve të së kaluarës dhe nuk është e drejtë të mbash reliktet kulturore të grabitura në një vend tjetër si një gjë e natyrshme”,- tha Fujita.

Grupi kërkon që Universiteti i Tokios të zbulojë të gjitha reliktet kulturore që janë marrë me mjete të pahijshme dhe të mbledhura deri më sot dhe të zbulojë burimet e tyre.(Fatosi)