foto: Xinhua
Ditën e hënë, Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me Presidentin e Republikës Demokratike të Timor-Leste, Jose Ramos-Horta. Ai u shpreh se thellimi i reformave gjithëpërfshirëse të Kinës, do të ofrojë një shtysë të re dhe mundësi zhvillimi për ekonominë globale dhe bashkëpunimin dypalësh.
Duke theksuar se dy javë më parë u mbajt me sukses sesioni i tretë plenar i Komitetit Qendror të 20-të të PKK, Xi tha se Kina do të thellojë më tej reformën gjithëpërfshirëse, do të nxisë zhvillimin me cilësi dhe hapjen e nivelit të lartë, të cilat do ti japin një shtysë të re dhe më shumë mundësi zhvillimi ekonomisë globale dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Timor-Leste.
foto: Xinhua
Kina është e gatshme të punojë me Timorin-Leste për të çuar partneritetin gjithëpërfshirës strategjik të dy vendeve në një nivel të ri, si edhe për të sjellë më shumë përfitime për popujt, tha ai.
foto: Xinhua
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe liderët e dy vendeve.