Kryetari i Bashkisë së Madridit takohet me drejtuesin e Grupit Mediatik të Kinës
2024-07-29 20:43:13

Të hënën, sipas kohës lokale, kryebashkiaku i Madridit të Spanjës Martínez-Almeida, u takua me zëvendësministrin e Departamentit të Propagandës të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Drejtorin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong në Bashkinë e Madridit. Palët zhvilluan bisedime për thellimin e bashkëpunimit reciprok dhe promovimin e miqësisë kino-spanjolle.

Shen Haixiong u shpreh se Kina dhe Spanja gëzojnë një miqësi të thellë tradicionale. Vitin e kaluar, Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Mbreti i Spanjës Felipe VI shkëmbyen mesazhe urimi për 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. 

Krerët diskutuan mbi përvojat e suksesshme të shkëmbimeve dypalëshe dhe pasqyruan rrugën për zhvillimin e përbashkët në të ardhmen. Nën udhëheqjen e Presidentit Xi, Kina po thellon më tej reformat e promovimit të modernizimit të stilit kinez. Modernizimi i më shumë se 1.4 miliardë kinezëve është një përparim i madh për qytetërimin njerëzor dhe gjithashtu do të sjellë mundësi të rëndësishme për botën. 

Grupi Mediatik i Kinës është i gatshëm të punojë me Spanjën në të gjitha sferat e jetës, për të zbatuar në mënyrë aktive konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët, për të trashëguar së bashku miqësinë Kinë-Spanjë dhe për të promovuar një zhvillim më të madh të marrëdhënieve në 50 vitet e ardhshme.

Martínez-Almeida përgëzoi Grupin Mediatik të Kinës për fuqinë e fortë të komunikimit, në transmetimin e Lojrave Olimpike të Parisit, duke besuar se kjo i lejoi botës të shihte fuqinë e teknologjisë së re mediatike të Kinës. Ai tha se nën drejtimin strategjik të krerëve të shteteve, bashkëpunimi dhe shkëmbimet mes Madridit dhe qyteteve të mëdha si Pekini janë bërë gjithnjë e më të gjera. Ai vetë do të vizitojë Kinën vitin e ardhshëm dhe pret një bashkëpunim gjithëpërfshirës me CMG-në turizëm, sport dhe fusha të tjera.