foto: VCG
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike Popullore të Kinës Wang Huning, i dërgoi një mesazh urimi të hënën, Zv/Kryetarit të ri të Asamblesë Kombëtare të Tajlandës dhe Kryetarit të Senatit Mongkol Surasajja.
Wang Huning tha se Kina dhe Tajlanda janë fqinjë, partnerë, miq dhe të afërm të mirë. Nën kujdesin personal dhe promovimin e liderëve të dy vendeve, miqësia tradicionale e "Kina dhe Tajlanda janë një familje" është bërë më e thellë dhe bashkëpunimi pragmatik në fusha të ndryshme është thelluar.
Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike Popullore të Kinës është i gatshëm të marrë 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Tajlandës, vitin e ardhshëm, si një mundësi për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Tajlandën, si edhe për të ndihmuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët mes Kinës dhe Tajlandës të bëjnë përparime të reja.