foto: VCG
Numri i patentave të shpikjeve të inteligjencës artificiale (AI) në Kinë arriti në 378 mijë deri në fund të 2023, që përfaqëson një normë rritje mbi 40% nga viti në vit, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga rregullatori më i lartë i pronësisë intelektuale të vendit.
foto: VCG
"Ritmi i rritjes në Kinë është 1.4 herë më i lartë se mesatarja globale," tha Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Kinës (CNIPA) në një konferencë shtypi në Pekin.
Industria e AI pasqyron vitalitetin e fuqishëm të inovacionit të ekonomisë dixhitale të Kinës. Vitin e kaluar, industritë kryesore të ekonomisë dixhitale kontribuan me 10% në PBB.
foto: VCG
Në vitin 2023, numri i patentave të shpikjeve në ekonominë dixhitale të Kinës arriti në 406 mijë, duke përbërë 45% të numrit të përgjithshëm të patentave të shpikjeve në vend. Për më tepër, norma mesatare vjetore e rritjes gjatë pesë viteve të fundit ishte 21%, tha Ge shu, një zyrtar i lartë i CNIPA, duke vënë në dukje se risitë teknologjike po lulëzojnë kryesisht në fushën e ekonomisë dixhitale.