Kina shkëlqen në ditën e parë të Lojërave Olimpike të Parisit
2024-07-28 16:18:07

Kina shkëlqeu në ditën e parë të Lojërave Olimpike të Parisit 2024, duke u bërë fituesja e medaljes së parë të artë të kësaj olimpiade, pikërisht në garën e përzier ekipore të qitjes me pushkë me ajër 10 metra, dhe duke fituar një tjetër medalje të artë në hedhjen  e sinkronizuar nga trampolina 3 metra për femra.

foto: VCG

foto: VCG

Kina gjithashtu mori medaljen e bronztë në garën e stafetës 4x100 metra stil i lirë për femra me notaret Zhang Yufei, Cheng Yujie, Wu Qingfeng dhe Yu Yiting.

foto: VCG

foto: VCG

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024, anëtarët e delegacionit kinez u panë të veshur me xhaketa të kuqe mbi varka që lundronin përgjatë lumit Sena. Kina ka dërguar një delegacion prej 716 anëtarësh, duke përfshirë 405 sportistë dhe 42 kampionë olimpikë. (Li Huailiang/Artan)