Një ekip kërkimor paleontologjik kinez ka identifikuar një specie të re tiranozauri që ka jetuar gjatë periudhës së Kretakut të Vonë, afërsisht 72 deri në 66 milionë vjet më parë, shkruan “Xinhua”.
Foto: Xinhua
Studiuesit nga Muzeu i Historisë Natyrore në Zhejiang e quajtën dinozaurin “Asiatyrannus xui” për nder të Xu Xing, një shkencëtar kinez i përkushtuar për kërkimin e dinozaurëve.
Sipas Zheng Wenjie, një studiues nga muzeu, ekzemplari fosil përfshin një kafkë pothuajse të plotë, së bashku me rruazat e bishtit dhe kockat e gjymtyrëve të pasme, duke shënuar tiranozaurin e parë e këtij lloji të zbuluar në Kinën juglindore.
Foto: Xinhua
Analiza histologjike zbuloi se “Asiatyrannus xui” i zbuluar nuk ishte një i rritur plotësisht i pjekur, por kishte kaluar nëpër fazat e tij më të shpejta të rritjes. Zheng shtoi se kafka është e gjatë 47.5 centimetra dhe gjatësia e trupit afërsisht sa gjysma e atij të Qianzhousaurus, që vlerësohet të arrijë rreth 9 metra në faza të ngjashme të rritjes.
Tiranozaurët më të hershëm u shfaqën në Jurasikun e Mesëm, rreth 165 milionë vjet më parë. Ata u bënë grabitqarët kulminantë në ekologjitë e tyre përkatëse gjatë 20 milionë viteve të fundit të Kretakut në Azi dhe Amerikën e Veriut. Gjetjet u publikuan në internet në revistën “Scientific Reports”. (Irma)