Intensifikohen përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për viktimat e shembjes së urës në Kinë
2024-07-27 13:11:46

Ekipet e shpëtimit po dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur viktimat e shkaktuara nga shembja e një ure në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, duke optimizuar operacionet e kërkim-shpëtimit në vend, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Më shumë se 20 mjete u fundosën në lumin Jinqian më 19 korrik pas shembjes së një seksioni 40 metra të një ure autostrade në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo, Shaanxi, pas një përmbytjeje të shkaktuar nga një stuhi e madhe shiu. Mbi 430 shpëtues shtesë dhe 101 varka të tjera janë dërguar në zonat e prekura, duke përfshirë rezervuarin Yaoping, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë mbi dhe nën ujë, sipas personelit të shpëtimit në vend.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ekipet e shpëtimit po përdorin gjithashtu drone dhe qen për të kërkuar të zhdukurit.

Deri të martën, ekipet e shpëtimit kishin gjetur trupat e 15 viktimave.  (Irma)