Panairi Kombëtar i Librit hapet në Kinën Lindore
2024-07-27 13:59:56
Mbi 700.000 botime të llojeve të ndryshme janë ekspozuar, edhe në internet, në Panairin e 32-të Kombëtar të Librit në Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës lindore, shkruan “Xinhua”.
Foto:VCG
Panairi i librit ka tërhequr më shumë se 1700 shtëpi botuese nga i gjithë vendi. Planifikuar të zgjasë deri më 29 korrik, panairi pritet të ketë mbi 750 aktivitete, si konferenca lexuesish, intervista dhe dhurime librash.
Foto:VCG
Foto:VCG
Sipas organizatorëve, teknologjia dixhitale do të përdoret për t'u ofruar lexuesve një përvojë leximi gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese. (Irma)
Lajmet Kryesore