Kina lejon transportimin e furnizimeve të para nga Filipinet në anijen e ankoruar në gumën Ren’ai
2024-07-27 22:45:18

 Anija luftarake filipinase e ankoruar ilegalisht në gumën Ren'ai(Foto:VCG)

Kina lejoi të shtunën transportimin e furnizimeve të para nga Filipinet në anijen e ankoruar ilegalisht në gumën Ren’ai, bëri të ditur një zëdhënës i diplomacisë kineze në përgjigje të pyetjes.

Sipas zëdhënësit, mëngjesin e së shtunës, bazuar mbi marrëveshjen e përkohshme që Kina arriti me Filipinet për menaxhimin e situatës në gumën Ren'ai, pala filipinase kreu një mision furnizimi për nevojat e përditshme për ekuipazhin në anijen luftarake filipinase të ankoruar ilegalisht atje. 

I gjithë procesi u monitorua nga Roja Bregdetare e Kinës. Kina u informua paraprakisht për furnizimin. Pasi konfirmoi në vendngjarje se anija filipinase pëmbante vetëm materiale të jetesës së përditshme, pala kineze lejoi kalimin e anijes.

“Më lejoni të theksoj se marrëveshja e përkohshme u arrit mes Kinës dhe Filipineve, bazuar mbi tre parimet e menaxhimit të situatës në gumën Ren’ai. Qëndrimi i Kinës për këtë çështje nuk ka ndryshuar. Kina ka sovranitet mbi gumën si dhe pjesë të tjera të ishujve Nansha dhe ujrat përreth. Kina do të vazhdojë të trajtojë siç duhet çështjet territoriale dhe mosmarrëveshjet mbi të drejtat detare me Filipinet, përmes dialogut dhe konsultimit”, theksohet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.