Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime u rrit me 2 për qind në qershor
2024-07-27 14:13:26

Foto:VCG

Porti Yantian, qytet Shenzhen, Kinë Jugore(Foto:VCG)

Vlera e tregtisë ndërkombëtare të Kinës në mallra dhe shërbime arriti në rreth 4 trilionë juanë në qershor, duke shënuar një rritje vjetore prej 2 për qind, treguan të premten të dhënat zyrtare nga Administrata Shtetërore e Tregtisë me Jashtë, citon “Xinhua”.

Në terma në dollarë amerikanë, eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve të vendit arritën përkatësisht në 301.1 miliardë dollarë dhe 260.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar një tepricë prej 40.7 miliardë dollarësh.

Foto:VCG

Foto:VCG

Vlera e eksportit të mallrave arriti në 1.93 trilionë juanë, ndërsa vlera e importit të mallrave arriti në 1.53 trilionë juanë, duke rezultuar në një tepricë prej 405.2 miliardë juanë.

Vlera e shërbimeve të eksportuara arriti në 212.5 miliardë juanë dhe vlera e shërbimeve të importuara ishte 328 miliardë juanë, duke prodhuar një deficit prej 115.5 miliardë juanë.

Transporti ishte kontribuesi më i madh në tregtinë e shërbimeve, me vlerën e tij tregtare që arrin në 158.6 miliardë juanë, i ndjekur nga shërbimet e udhëtimit, sipas administratës. (Irma)